Një tjetër surprizë në “telenovelën” e gjatë të verës me protagonist Neymar. Kur gjithçka dukej e mbyllur dhe priteshin vetëm firmat në kontratë, tranferimi i sulmuesit brazilian nga Paris SG te Barcelona, tashmë duket një mision i pamundur. Lajmi bëhet i ditur nga “El Mundo Deportivo”, e përditëshmja shumë pranë klubit katalunjas.

Nejmar
Nejmar

Sipas saj, palët janë larguar sërish dhe rikthimi i “O’Ney” te kampionët e La Liga mund të bëhet vetëm nëse ndodh një mrekulli. Për ta kuptuar më mirë atë që po ndodh në tratativën më të bujshme të merkatos së verës, duhet të kthehemi tek ajo që ndodhi gjatë së enjtes në Monte Carlo, përpara shortit të Champions League. Presidenti Barcelonës, Bartomeu dhe padroni i Paris SG, Al Khelaifi kishin arritur një marrëveshje.

Operación Neymar No Hay Acuern El Psg Y El Barça
Operación Neymar No Hay Acuern El Psg Y El Barça

Sipas saj Neymar do të kthehej në Spanjë dhe klubi katalunjas duhet të paguante 130 milion euro, plus kartonin e Rakitic, Dembele dhe Tobido. Por të tre lojtarët refuzuan transferimin dhe për këtë arsye, klubi parizien bëri një kundër-ofertë. Kampionët francezë kërkuan 220 milion euro për Neymar. Ky propozim u peshua nga bordi drejtues i Barcelonës në mbledhjen e gjatë të paradites të së premtes dhe si përfundim u refuzua. Një vendim që ka ngrirë tratativat, duke “minuar” pistën që do të rikthente Neymar në “Camp Nou”. Gjithsesi, mediat spanjolle flasin edhe për një mundësi të fundit me Barcelonën që duhet të bëjë një tjetër ofertë bindëse për Paris SG.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb