Lajmet e këqija nuk kanë fund për Milanin. Së fundmi mediat italiane raportojnë se trajneri i ekipit, Genaro Gattuso, është i përfshirë në një hetim të hapur nga Prokuroria e Ivreas në Torino së bashku me 42 persona të tjerë për pastrim parash.

“Transferim vlerash në shkelje të ligjit” është akuza për të cilët hetohet Gatuzo, i cili ishte ortak me 35% të aksioneve në një shoqëri që në fakt i përkiste Motës, Tre Olmi Srl në Gallarate, shoqëri e specializuar në prodhimin e sallameve dhe produkteve të ngjashme.

Gatuzo rezulton i përfshirë në periudhën nëntor 2011 deri në dhjetor 2013, ndërsa kompania ku ishte ortak falimentoi në 2014, pa i dorëzuar kurrë bilancet në shtet.

Për t’u theksuar fakti se personazhi kryesor i historisë, Mota, është arrestuar tashmë. Nëse e njëjta gjë do të ndodhë edhe për Gatusso-n, me shumë mundësi ai do largohet nga Milan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb