Një tjetër tragjedi në det për emigrantët. Rreth 35 milje nga brigjet libiane, në kanalin e Sicilisë një barkë me në bord qindra persona është përmbysur duke sjellë vdekjen e të paktën 30 emigrantëve.

Alarmi është dhënë nga një mision i BE-së. Në vend kanë shkuar edhe varkat e Rojës bregdetare. Sipas të dhënave të para, të vdekurit janë rreth 20-30, ndërsa mbi 500 janë personat e shpëtuar.

Pamjet e tmerrit janë publikuar nga mediat italiane, ku emigrantët nga Libia shihen tek kacavirren për të mbijetuar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: