Futbolli preket sërish nga një aksident tragjik. Pas rastit të ekipit brazilian Chapocoense, një tjetër rast fatkeq, kësaj here në Uganda, ka prekur futbollin. Rreth 30-të futbollistë dhe tifozë kanë humbur jetën pas përmbysjes së varkës me të cilën po udhëtonin në liqen.

Mediat ndërkombëtare, referuar policisë lokale raportojnë se 45 persona ishin nisur të kalonin liqenin Albert kur një barkë është përmbysur. Nga kjo ngjarje ata kanë arritur të shpëtojnë vetëm 15-të prej tyre. Ndërsa tani janë nxjerrë vetëm 9-të nga 30-të të mbyturit.

Për t’i nxjerrë nga liqeni, policisë i kanë ardhur në ndihmë edhe peshkaktarët e zonës që gjendeshin aty.

Sipas agjencisë AFP shumica e futbollistëve dhe lojtarëve kishin hipur të dehur në barkë. Grupi nga qarku Bulisa, ishin duke shkuar në një ndeshje e cila do zhvillohej një ditë pas festës së Krishtlindjeve.

Ndërkohë sipas BBC-së, futbollistët dhe tifozët po udhëtonin nga Buliisa drejt Hoimas për të marrë pjesë në një ndeshje.

Muajin e kaluar një avion me 81 persona në bord, përfshi dhe skuadrën braziliane të Chapocoenses u rrëzua mbi Kolumbi, afër zonës së Rio Negros teksa po udhëtonte nga aeroporti bolivian i Viru Viru drejt atij të Medelinit, ku do të luante finalen e Copa Sudamericana kundër skuadrës së Atletico Nacional. Nga 81 persona që ishin në bord, 71 pasagjerë humbën jetën. Tragjedisë i mbijetuan vetëm 3 sportistë, dy anëtarë të ekuipazhit dhe një gazetar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: