Një tjetër viktimë është regjistruar ditën e sotme në vend. Një 60-vjeçar, punonjës në fabrikën e inerteve, ka humbur aksidentalisht jetën në Përmet.

Policia raporton se ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Kosinë, ndërsa po punohet për të zbardhur shkaqet.

Gjatë ditës së sotme janë shënuar edhe dy viktima të tjera, një pushues 70-vjeçar humbi jetën në plazhin e Vlorës, ndërsa një trup i pajetë i gjet i mbuluar në dhe në Klos.

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:00, në nyjen e inerteve pranë fashatit Kosinë Përmet, ka humbur jetën aksidentalisht shtetasi S.P., rreth 60 vjeç, banues në Përmet, i cili ishte punonjës në këtë aktivitet privat.

Në vëndngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: