Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu ish-drejtorin e Hipotekës në Durres Ardjan Iliazajn, i cili akuzohet për tjetërsim të pronave në gjirin e Lalëzit.

Mësohet se togat e zeza kanë caktuar masën ‘detyrim paraqitje’ për Iliazajn, pasi ish-zyrtari u arrestua pak ditë më parë në mega-operacionin ‘Rodoni’, që u pasua me arrestimin 18 personave.

Ata akuzohen për tjetërsimin e 68 mijë metra katrorë tokë shtetërore kryesisht në zonën turistike gjiri i Lalzit dhe Kepit të Rodonit. Kujtojmë se më 27 tetor gjykata e Durrësit liroi 9 persona të arrestuar, ndërkohë që sot u la i lirë ish-kreu i Kadastrës si dhe Renaldo Pasterma dhe Albert Doda.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb