Socialisti Arben Malaj, njëherësh anëtar i bordit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë është reshtuar sot në krah të artistëve dhe qytetarëve që po protestojnë te Teatri Kombëtar.

Malaj tha se kishte ardhur këtu për të përçuar mesazhin e Nënë Terezës, ndërsa nuk nguroi t’i bëjë thirrje disa ministrave të qeverisë Rama por edhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi që të reagojnë.

“Kam ardhur këtu me mesazhin e Nënë Terezës: Në vend që të mallkoni errësirën ndizni një qiri. E para ministrja e Kulturës të heqë policët që këtu. E dyta, nëse Majko e Braçe e duan vendin, të reagojnë. Gramoz Ruci të bllokojë teatrin deri në ditën e fillimeve të punimeve. I takon Gramoz Rucit të mbledhë deputetët dhe të bbëjnë një ligj që të thotë: Ndalohet hyrja te Teatri”,- tha ai.

Kujtojmë që socialistët kanë kërkuar shkarkimin e Malajt si anëtar i bordit të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.

E plote: 

Dy propozime konkrete per dalja nga kriza e TK. Te dashur miq, dashamires dhe kritike te arsyeshem, jam ketu jo per ti hedhur benzine zjarrit, protestes fisnike kunder shkaterimit te Nderteses se Teatrit Kombetare por per te respektuar me zemer keshillen me inspiruese te Nene Terezes se: “Ne vend te mallkoni erreziren ndizini nga nje qiri” Kete qiri te ndezuar po e materializoj ne dy propozime konkrete temenjehershme :
1. Ministria e Kultures te kerkoi urgjentisht largimin e policeve nga ndertesa – nqs ka te dhena nga per reziqe potenciale – policia vendoset ne brenda Teatrit
2. Socialistet Erion Brace dhe Pandeli Majko, i kerkojne edhe publikisht qeverise te miratoj me vendim qarkulles nje projekt ligj I cili hyn ne fuqi menjehere, dhe votohet ne parlament brenda 45 diteve, sapo kthehen ne shtator.
3. Projekt ligji ka vetem dy nene , Neni 1. Pika (1) Ndalohet cdo shkaterim fizik I nderteses se TK deri diten e fillimit te punimeve te kompanise fituese te ndertimit te projektit te ri (nqs kjo do te ndodh) dhe pika 2. Ndalohet cdo aktivitet artistik ne ndertesen e TK deri ne aftain e mesiperm
4. Neni I dyte . Ky ligj hyj ne fuqi menjehere.

Argumentat kryesore – Kjo eleminon pershkallezimin e situates. Veliaj qe deklaroj se duhet ta kishte rezuar me pare TK nuk e prek dot me dore se shkon ne burg. Artisteve nuk ju rrezikohet jeta – sepse ky eshte argmumenti kryesore I qeverise dhe une nuk paragjykoj

Artistet kane mundesi reale qe gjate periudhes te veres te organizojne aktivitete teatrale tek sheshi dhe neper qytete brenda dhe jashte vendit. Ky vendim cliron nga ky ankth qe ka shume kohe qe ka filluar. qindra mijra artwdashes dhe te gjithe te shijojne sado pak kete periudhe pushimesh.

Projekt ligji nuk ka efekte financiare ndaj procesi I mitatimit, votimit dhe nhyrjes menhere ne fuqi ehste lehteisht I menjehershem eshte nuk kekron procedura te zgjatura.

Nqs qeveria per cdo arsye nuk e bene kete hap ligjore I takon :

1.Cdo deputeti te Kuvendit te Shqiperise te dorezoi nje projetk ligj me permbajtjen e mesiperme ne Kuvend. Nuk ka ndonje kufizim me ligj apo rregullore qe ndalohen deputetet te propozojne ligje ne kohe pushimesh

2. I takon fillimisht z. Ruci te ndermarr edhe personalisht insiativen per miratimin e ketij ligji.

3. I takon nenkrytareve te Kuvendit, Vasilkes dhe Myslymit te inisiojne kete propozim dhe nqs nuk e kane te lehte te sigurojne mbeshtetje nga koleget e grupeve parlamentare respective, ta bejne individualisht

II.
Partia Socialiste jo vetem ne kushtet e situates se tensionuar por edhe per te krijuar shprese te re per te rinjte jo vetem te majte, te marr vendimin historik dhe ta dhuroj nderteses e ish PPSH, per ta shnderuar ne nje qender edhe evropiane per edukimin, trajnimin dhe ritrajnimin e politikave te rrinj jo vetem Shqiptare.

Mund ta bashkepunoj me NDI me fondacionet social demokrate te se majtes progresive. Mund ta bej edhe me universite apo qendra kerkimore shkencore qe jane te afiliuara me te majten progresiste.

Lideri I ri I qeverise greke e braktis zyren madheshtore te NEA Demokracise ku partia paguante nga burime 98 000 euro ne muaj dhe mori nje seli modeste me 9.800 euro.

Ne kohet e qeverisjes digitale madheshtia e zyrave dhe permasa fizike te liderve behet ghithenje e me e vogel, nqs me keq qeverisjest e tyre vrasin shpresat dhe te ardhmen e nje vendi.

Sic thote nenne tereza po provoj te bej gjera te vogla me dashiri te madhe prandaj sot po shkruaj nje apel public qe do ta publikoj neser per njerezit e mencur, te mire, te perkushtuar, e te thjeshte te vendit tim.

Do ju drejtohem ne vecanti socialisteve te thjeshte qe dhane gjithcka dhe nuk perfituan asgje jo ligjore ne gjithe perkushtimin, dashurin dhe rezisten njerezore ne momentet kritike te krijimit, rritjes dhe modernizmin e PS-se.

Mirenjohje pergehere!!

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb