TIRANE

Rikthehet në edicionin e dytë tek ‘ArTurbina’ Festivali i Teatrit për Shkollat e Mesme, TK-RIN ART 2019.

Gjimnazistë të dhjetë shkollave në Tiranë dhe periferi, nën kujdesin e regjisorëve të rinj Ledjan Gjeçi, Algiona Aga, Alba Shtembari, Deljana Topulli, Ledio Shehaj, Albi Dhima etj., do të ngjisin në skenën e teatrit shfaqje, si “Loja e dashurisë dhe rastësisë”, “Shtëpi kukulle”, “Stjuardesat” edhe të tjera, prej datës 20 mars.

Gjimnazistët do të vihen në garë për shfaqjen më të mire, duke i dhënë mundësi që të zbulojnë talentet e tyre, të familjarizohen me skenën, pse jo për të interpretuar në të ardhmen në si pjesë e Teatrit Kombëtar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: