Këtë vit të ri akademik, universitetet publike në vend do të hapin dyert për studentët me 41 degë studimi të mbyllura e me 7000 kuota të paplotësuara. Të dhënat alarmante që dëshmojnë qartë tkurrjen e universiteteve publike zbardhen nga studimi i organizatës “Qëndresa Qytetare” sipas së cilës në universitetin e Gjirokastrës do të mbyllen 13 degë, në atë të Elbasanit 12, në universitetin e Shkodrës do të mbyllen 6 degë dhe në universitetin e Korçës 7 të tilla.

Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, drejtori ekzekutiv i kësaj organizate tregon se shkaqet kryesore të mbylljes së 41 degëve në mbarë vendin janë tarifat e larta të studimit, përkeqësimi i situatës së arsimit të lartë në vend si dhe reformat e njëpasnjëshme që kanë shkaktuar kolaps. Xhemollari më tej thekson se sipas raporteve të mëparshme të ‘Qëndresës Qytetare’ në lidhje me nivelin e perceptimit dhe pranisë së korrupsionit në universitete, tek ato universitete që niveli i korrupsionit është më i lartë janë mbyllur më shumë degë studimi.

Sipas analizës që ka realizuar “Qëndresa Qytetare”, sa është numri i degëve që do të mbyllen për vitin e ri akademik 2018-2019 dhe në cilat universitete?

Bazuar në të dhënat e portalit të krijuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë për rankimin e maturantëve u-albania, aktualisht rezultojnë 41 programe studimi që për shkak të mungesës së studentëve të regjistruar shkojnë drejt mbylljes. Në Universitetin e Gjirokastrës mbyllen 13 degë, në atë të Elbasanit 12, 6 në atë të Shkodrës dhe 7 degë në Universitetin e Korçës.

Shkrimin e Plote e lexoni ne Gsh.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb