Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, teksa një avion ‘Boeing Co 777’ i “Philippine Airlines” i nisur drejt Manilas, është përfshirë në flakë në ajër, duke krijuar panik dhe tmerr te pasagjerët.

Mediet e huaja kanë publikuar pamjet e rënda, kur njëri krah i avionit shpërthen në flakë, ndërsa shkak ka qenë një defekt në një nga motorët. ‘Boeing Co 777’ është detyruar të rikthehet në pistën e Los Angeles.

Sipas njoftimeve, të 347 pasagjerët dhe 18 anëtarët e ekuipazhit, që ndodheshin brenda, kanë shpëtuar pa lëndime. Momenti i rënies së zjarrit është fotografuar nga disa pasagjerë dhe media lokale.

5dd7c05cc51c4image 2
5dd7c05cc51c4image 2

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: