Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lushnjë, ku djali 30 vjeç ka goditur me sëpatë babain, duke e plagosur rëndë.


Gazetari Ervis Kuçi raporton për “Balkanweb” se Dritan Veliu dyshohet se është autori i krimit, ndërsa personi që ka pësuar godijet mësohet se është Kujtim Veliu. D.Veliu pasi ka goditur babanë ka tentuar të ikë nga vendngjarja, ndërsa u arrestua më vonë nga policia në kushtet e flagrancës.


Njoftimi i policisë:


Lushnje

Informacion paraprak

Godet babain me sëpatë, kapet në flagrancë nga patrulla e policisë në tentativë për tu larguar.

Sot rreth orës 08:00 në lagjen “Xhevdet Nepravishta” Lushnje, shtetasi D.V, 30 vjeç,  për motive të dobëta ka goditur me sëpatë babain e tij, shtetasin K.V, 67 vjeç.

Pasi ka goditur babain, shtetasi D.V është larguar nga vendngjarja por është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë e cila ishte në ndjekje të tij.

Shtetasi K.V ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb