Një histori e paimagjinueshme shpaloset në 24 orët e fundit në Spartë të Greqisë, teksa një baba i dy fëmijëve dyshohet se ka përdhunuar  prej vitesh vajzën e tij të mitur që në moshën 4-vjeçare.

Siç shihet nga raporti, numërimi mbrapsht për arrestimin e tij ka nisur kur ish-bashkëshortja e tij ka kontaktuar autoritetet dhe ka raportuar se burri prej 5 vitesh kryente akte seksuale me vajzën e tij të mitur.

Sipas informacioneve nga burime të mirëinformuara, lëmshi i çështjes së paimagjinueshme filloi të zbardhej kur vëllai i vogël gjeti një prezervativ në shtëpinë e babait dhe e pyeti se çfarë ishte. Ai u përgjigj se ishte e të dashurës së tij.

Por duke u kthyer në shtëpi, djali i vogël ka rrëfyer atë që i ka ndodhur nënës së tij me motrën e tij në të njëjtën dhomë. Kur vajza e dëgjoi historinë shpërtheu në lot dhe kur nëna e saj e pyeti se çfarë po ndodhte ajo filloi t’i tregonte për tmerrin që po jetonte nga babai i saj.

Madje, ajo i ka treguar nënës së saj se gjatë gjithë kësaj kohe, babai i saj e kërcënoi se nëse ajo zbulonte veprimet e tij, do të shkonte në burg. Informacionet madje thonë se ai kishte filmuar një pjesë të akteve të tmerrshme të tij dhe i kishte ruajtur në celularin e konfiskuar.

Konkretisht, policia ka gjetur gjithsej 79 fotografi të të miturës. Personi është arrestuar dhe kundër tij është ngritur një dosje për përdhunim, abuzim me të mitur, marrëdhënie seksuale mes të afërmve dhe pornografi të të miturve.

Në detaje, njoftimi i Policisë

“Policët e Departamentit të Sigurisë Spartë, në kuadër të hetimit të një denoncimi lidhur me këtë, arrestuan sot (09.08.2024) paradite në Spartë, një vendas të akuzuar për akte seksuale ndaj vajzës së tij të mitur.

Ndaj tij është ngritur një dosje për përdhunim, abuzim me të mitur, marrëdhënie seksuale mes të afërmve dhe pornografi të të miturve.

Konkretisht, sipas kallëzimit, i akuzuari të paktën pesë vitet e fundit ka kryer akte seksuale ndaj vajzës së tij të mitur.

Në fund është konfiskuar një celular me një numër të madh fotografish me material pornografik si dhe -2- makineri elektronike të lojërave.  Provat e konfiskuara do t’i dërgohen Drejtorisë së Hetimeve Penale për të kryer analizat e nevojshme laboratorike.  Personi i arrestuar do të dalë para drejtësisë” .

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: