Një sulm me armë ka tronditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke lënë të vdekur pesë persona dhe plagosur 21 të tjerë.


Mediet botërore raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Teksas, teksa një person i armatosur ka filluar të qëllojë me armë, pasi makina e tij është ndaluar nga policia, për shkak se kishte hyrë në parkingun e një kompleksi të lokaleve zbavitëse.


Ndërkohë, policia i është përgjigjur sulmuesit me plumba, duke e lënë të vrarë. Nuk dihet ende identiteti i viktimave dhe të plagosurve, por deri më tani bëhet e ditur se mes personave të plagosur është edhe një foshnje 17 muajsh.


Mes të plagosurve janë edhe tre policë. Sipas policisë, jo të gjithë personat janë plagosur me armë, pasi një pjesë e tyre janë lënduar nga xhamat e makinave, të cilat u thyen nga breshëria e plumbave.

(BalkanWeb)

Etiketa: