Kanë kaluar momente paniku lojtarët Atletikos së Madridit në udhëtimin e tyre drejt Torinos, ku do të luajë nesër sfidën e kthimit të vlefshme për fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve. Avioni i skuadrës madrilene është ulur me gjysmë ore vonesë dhe kjo për shkak të kushteve atmosferike.


Qielli i Torinos ishte përfshirë nga erëra të forta, që kanë shkaktuar shumë turbulenca, duke detyruar mjaft fluturime të devijojnë drejt Milanos për të mos rrezikuar. Por drejtuesit e Atletikos së Madridit kanë kërkuar nga piloti i tyre që të ulë avionin në Torino. Natyrisht lëkundjet kanë qenë të shumta dhe të forta dhe kjo ka trembur jo pak lojtarët, por në fund, çdo gjë ka shkuar mirë.


(j.s/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb