Të gjithëve që udhëtojmë me urbanë në kryeqytet na ka ndodhur të përplasemi nga dyert e autobusit, apo të ngjeshemi me pasagjerët e tjerë për shkak se shoferi e ka me nxitim për të kapur orarin dhe
frenimet janë të pakontrolluara.

Madje në disa raste ndalojnë shumë larg stacionit, për të mos marrë udhëtarë të tjerë por vetëm për të zbritur ata që kanë ndalesën e rradhës.

Por ajo që ka ndodhur sot në urbanin e linjës Kristal-­Qendër, është vërtet për të ardhur keq, pasi një fëmijë është lënduar keq për shkak të frenimit si i çmendur që ka bërë shoferi.
femija-autobus
Djali që shihni në foto ka marrë plagë pasi ka rënë së bashku me të ëmën teksa po shkonte në kopësht mëngjesin e kësaj të enjte.

Nëna e djalit që është vetëm 3 vjec e 10 muajsh, ka folur për “Panorama” dhe ka treguar edhe dinamikën e ngjarjes:

ana-dhe-femija
“Ishim ne autobusin e linjës Kristal-­Qender, në orën 08:40, ne semaforin e komunes se Parisit. Shoferi ben nje frenim te cmendur, rane gjithe njerezit. Une me cunin ishim te ulur. Shkeputet hekuri dhe biem te dy ne gropen e shkalleve me fytyre. Une ulerija ndalo autobusin se do therras policine, ai nuk ndaloi. Më pas ndaloi ne stacionin qe e ka te “Lulishte 1 Maji”. Cuni u mbulua ne gjak se i shpertheu nga te dy hundet. Fotoja eshte bere pasi djali mori ndihmen ne spital. Mora 129, me merr 112 mbrapsht. Ne na ngriten njerezit se as shoeferi as fatorino nuk u shqetësuan. Cuni eshte cope, me shenja dhe ne qafe. Autobusi i Kristalit kishte targën AA708NE. Ata janë flote shume e vjeter e fakti qe hekuri mbajtes u shkeput e tregon qarte. Jane flote qe duhet te kishin dale nga qarkullimi me kohe”./panorama

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb