Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në ambientet e Spitalit Rajonal të Fierit.
Një person i armatosur ka hyrë në spital nga hyrja kryesore dhe ka qëlluar ndaj 2 të plagosurve. Ata kishin pasur një sherr më herët në fshatin Levan.
Gazetari Ervis Kuçi raporton për “News 24” se policia ka “rrethuar” spitalin. Mësohet se autori i ngjarjes është bllokuar.
Forca të shumta të FNSH kanë ardhur pranë Spitalit Rajonal të Fierit. Vetë drejtori i Policisë të Fierit ka mbërritur në mjediset e spitalit. Të plagosurit janë duke marrë ndihmë mjekësore të specializuar.
(d.xh/Balkanweb)