Publikohen fotot e autorit dhe viktimës së krimit të rëndë që tronditi sot Vlorën. Në foto është 56-vjeçari Lavdosh Sulo dhe bashkëshortja e tij Laureta Sulo, e qëlluar sot për vdekje me levë hekuri dhe thikë, ndërsa shkak dyshohet të jetë bërë xhelozia. Fotot janë siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Enrik Mehmeti.

Krimi makabër ndodhi në fshatin Babicë e Madhe të qytetit bregdetar, pas një konflikti mes çiftit. Policia ka shoqëruar bashkëshortin e viktimës.

Dyshimet për një lidhje jashtë martesore të viktimës i përforcon edhe fakti se një javë më parë, kunati i saj Arben Sulo tentoi të qëllonte me armë zjarri një person, kushëriri i tyre, i cili dyshohet se kishte lidhje jashtë martesore, me 44 vjeçaren.

  • foto galeri

Njoftimi i policisë:
Në orën 12:52, në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pas një konflikti në familje dyshohet se shtetasi L. S., 56 vjeç, ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) bashkëshorten e tij 44 vjeçare L.S.
E dëmtuara u shoqërua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, por për shkak të dëmtimeve të marra në orën 13:30, njofton Spitali se ka ndërruar jetë.
Policia ka shoqëruar menjëherë bashkëshortin, shtetasin L.S., si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen për të cilin po vijojnë veprimet e mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb