VLORE

Qyteti i Vlorës u trondit mesditën e sotme rreth orës 12:10 minuta kur Teodor Lera ka mbytur bashkëshorten e tij, Eva Lera, 45-vjeçe.

Gazetari Enrik Mehmeti që raportoi detajet e para të krimit të rëndë brenda familjes ka siguruar për “BalkanWeb” edhe foto të çiftit Lera. Ata duken të qeshur e të gëzuar në fotot e shkrepura disa vite më parë, ndryshe nga sot, kur Teodori vendosi për fatin e gruas së tij dhe la jetim tre fëmijët.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij konflikti brenda familjes që degradoi deri në vrasje. Paraprakisht thuhet që Teodori e ka mbytur me duart e tij të shoqen, ndërsa më pas ka tentuar vetëflijimin duke prerë damarët dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Vlorës.

Lera njihej si person me precedent penal, madje rreth një vit më parë është proceduar penalisht për dhunë në familje.

NJOFTIMI I POLICISË PËR NGJARJEN
Sot rreth orës 12:10, në lagjen “Kushtrimi”, në katin e parë të një pallati është gjetur e pa jetë një shtetase 45 vjeçe.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ajo mund të jetë vrarë nga bashkëshorti.
57-vjeçari më pas, dyshohet se ka prerë damarët. Ai po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • foto galeri
  • foto galeri

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb