SHBA

Një nënë e re ka ngelur e shtangur kur në trupin e vajzës së saj 15-muajshe konstatoi 25 shenja kafshimi. Alice Martin, nga Arizona në SHBA, ka bërë denoncim në polici sapo pa mbi trupin e vajzës shenjat e dhunës. Nëna i vuri re shenjat e dhunës teksa po e ndërronte vajzën e saj e vogël.

“Jam e zemëruar dhe e trishtuar në të njëjtën kohë. Në fillim mendova se janë shenja pickimi sepse nuk doja ta besoja që mund të jetë kafshuar, por pastaj fillova të qaj. U befasova dhe u trondita shumë kur pashë kurrizin e vajzës sime, ka rrëfyer ajo”-tha ajo për mediat.

Policia beson se shenjat, të cilat i janë shkaktuar vogëlushes janë bërë nga një fëmijë tjetër, por kjo ende nuk është konfirmuar në rrugë zyrtare. Askush nuk ka reaguar për këtë ngjarje, madje as çerdhja ku mësonte vajza e vogël 15 muajsh.

Capture
Capture

Por nëna e vajzës ka hedhur akuza të forta duke shtuar se në momentin e ngjarjes besohet se nuk ka pasur njeri në çerdhe, ndërsa fëmijët sipas saj kanë qenë vetëm. “Fakti që askush nuk ndërhyri, kur vajza ime kafshohej do të thotë së aty nuk ka pasur asnjë njeri dhe fëmijët kanë qenë vetëm”-shtoi ajo.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: