Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë prezantimit të programit ekonomik të qeverisjes së PD për pronën, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka rrëmbyer pronat e ish-pronarëve duke ia dhënë oligarkëve dhe trafikantëve.
Duke përmendur pronat tek pallati i sportit “Asllan Rusi” dhe tek stadiumi “Selman Stërmasi”, Berisha tha se lukuni zyrtarësh iu vërsulën mbi pronat private.
“Vetë Edi Rama, shfrytëzoi marrjen e detyrës së kryeministrit për t’u bërë pronar i një sipërfaqeje të madhe toke në Himarë, pa asnjë dokument kadastral, pa asnjë dokument konfiskimi nga regjimi komunist, pa asnjë dokument kadastral nga kadastrat e shkuara.
Me dëshmi të rreme, me akte falsifikatore, dokumentet e familjes të të cilit faktojnë se stërgjyshi i tij, Thomai, kishte gjithësej 4 dhi. Kaq i pasur ishte, dhe Spiro Koleka deklaron se nuk keni patur asnjë pronë tjetër. Dhe, kjo nuk ishte vetëm një familje, sepse Spiro ishte me shkollë.
Po ky njeri, me firmën e tij, i jep të vëllait 38 mijë m2 tokë të pronarëve të Tiranës, te Rrapi i Treshit. I vëllai është drejtori, a menaxheri i klubit Partizani, i jep gjoja skuadrës.
Olta Xhaçka, merr 10 mijë m2 tokë publike, kurse ky, ka rrezik shumë që të jetë një pjesë e kishës. Nga toka që kanë marrë këta, nuk përjashtohet mundësia që një pjesë është e kishës. Me gjithatë, po e hetojmë, po e shohim”, tha Berisha.
(Balkan Web)