Qeveria ka miratuar kompensimin financiar të pronarëve që preken nga ndërtimet informale. Janë në total 600 pronarë, të cilët do marrin mbi 347 milionë lekë. Përfituesit janë në Elbasan, Tiranë Veri, Tiranë Jug, Tiranë Shtesat, Durrës, Vlorë dhe Shkodër. Masa e kompensimit është 20 694,8 m² dhe vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 347 349 219 lekë.

“Gazeta Shqiptare” publikon listën e plotë të përfituesve së bashku me shumë për çdo pronar. Për kompensimin e pronarëve përdoren po ato të ardhura që arkëtohen Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia e Trajtimit të Pronës.

Pronari plotëson një kërkesë për kompensimin në vlerë sipas formatit tip, që vihet në dispozicion nga ATP-ja. I interesuari duhet të paraqesë dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil. Për dëshmitë e trashëgimive të lëshuara nga gjykata për testamentin e bërë me akt noterial të sillet certifikatë familjare e personit, për të cilin është lëshuar kjo dëshmi trashëgimie.

Një tjetër dokument është vërtetimi i lëshuar nga banka e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare ku do të transferohet vlera financiare e përfituar. Qeveria urdhëron Zyrat Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, përkatësisht në Elbasan, Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Shkodër, të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme.

Listën munda ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: Gsh.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: