Tajfuni Hagibis, një nga katër më të fuqishmit e dekadave të fundit në këtë rajon, përfshirë Faxai-in, muajin e kaluar, që shkaktoi dëme të konsiderueshme në periferi të Tokios, pritet të prekë një pjesë të mirë të Japonisë këtë fundjavë, duke kërcënuar mbarëvajtjen e Kupës së Botës në regbi dhe garat e Çmimit të Madh të Formula 1.

 

I klasifikuar si tajfun i dhunshëm, në krye të shkallës së intensitetit ciklonik në Japoni, Hagibis po drejtohet për në juglindje të vendit dhe mund të përplaset në rajonin e Tokios, të shtunën, paralajmëruan sot meteorologët japonezë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb