Një rrjetë e madhe për të peshkuar dronët e këqij. Në Tokio një stërvitje ushtarake kundër terrorizmit zbulon një teknikë spektalokare për të neutralizuar sulmet e mundshme nga qielli.

Dronët tashmë janë një pjesë e rëndësishme e hapësirës ajrore, mbi të gjitha në rastet e evenimenteve të mëdha dhe të mundësisë për ndonjë sulm terrorist.

Për ti bërë ballë kërcënimeve hyn në aksion një tjetër dron me një rrjetë të madhe për të pastruar qiellin.

Stërvitja është zhvilluar me rastin e përgatitjeve për maratonën e Tokio ku do të marrin pjesë rreth 400 agjentë dhe ushtarë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: