JAPONI

Për të tretën herë radhazi, Tokio shpallet qyteti më i sigurtë në botë. Sipas sondazhit të së përjavshmes britanike, ‘Economist’, kryeqyteti japonez është në krye në fushën e parandalimit të fatkeqësive natyrore, ka nivelin më të ulët të sulmeve kibernetike, dhe ka shkallë jashtëzakonisht të ulët të krimeve.

Në vendin e dytë është Singapori dhe në vendin e tretë është një tjetër qytet japonez, Osaka. Qyteti i vetëm amerikan që arriti në Top 10 ishte kryeqyteti Washington DC,i renditur i 7-ti. Ndërsa Çikago ishte në vendin e 11-të.

Raporti i SCI mbi sigurinë e qyteteve përfshin edhe çështje të tilla si terrorizmi dhe ndryshimi i klimës. Gjithashtu u analizuan shërbimet e emergjencës në qytete, mjetet e transportit, siguria në raste katastrofash dhe gatishmëria në rastet e sulmeve kibernetike. Hong Kong, që mbajti numrin 9 në listë në vitin 2017, zbriti në vendin e 20 këtë vit.

Qytetet më të sigurta në botë për vitin 2019:
1. Tokio, Japoi
2. Singapore, Singapor
3. Osaka, Japoni
4. Amsterdam, Holandë
5. Sidnej, Australi
6. Toronto, Kanada
7. Ëashington DC, SHBA
8. Kopenhagen, Danimarkë
9. Seoul, Koreja e Jugut
10. Melburn, Australi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: