JAPONI

Një i ri është arrestuar në Tokyo pasi me makinën e tij ka plagosur të paktën 8 persona, të cilët ndodheshin në shesh për të festuar vitin e ri 2019.

20-vjeçari, dyshohet se kishte ndërmend të vriste njerëz, duke i dhënë makinës në një zonë shumë të populluar në këtë periudhë dhe të mbyllur për trafikun.

Incidenti ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Takeshita Dori, një rrugë shumë e njohur nga turistët, që ndodhet pikërisht pranë statujës Miji në Harajuku, në Shibuya.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb