JAPONI-Për herë të parë pas 54 vitesh, në Tokyo në muajin nëntor mbërrin dëbora, një muaj më shpejt.

Ashtu siç sqaron Agjencia Meteorologjike japoneze, dëbora parashikohet të arrijë deri në 15 cm në rajonin e Kanto dhe të Koshin, si dhe deri në 2 cm në
kryeqytetin e vendit Tokyo.

Në kryeqytet dëbora ka sjellë probleme me transportin në disa rrugë kryesore.

Dëbora e fundit në muajin nëntor ka rënë në 1962.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb