Donald Trump ndodhet në Japoni për një vizitë zyrtare. Kryeministri japonez Shinzo Abe e ka ftuar presidentin amerikan për të ngrënë drekë pranë një liqeni me peshq.

Të dy janë fotografuar teksa ushqenin peshqit, ndërsa Trump duket se e ka humbur durimin, duke e derdhur të gjithë ushqimin që ndodhej brenda në kuti, në një moment.
Presidenti amerikan, i zbaviti sot fansat në rrjetet sociale pasi u fotografua duke hedhur një pako me ushqim për peshqit në një liqen, me një gjest dukshëm padurimi.

Qëndrimi i tij ka ngjallur kritika dhe tallje në Twitter, ku shumë prej tyre kanë nënvizuar se nuk ishte e shëndetshme për peshqit të gëlltisnin aq shumë ushqim në të njëjtën kohë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: