TURQI

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman feston sot 39-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të veçantë, partnerja e tij Almeda Abazi ka vendosur ti bëjë dedikimin më të veçantë.

Ajo ka postuar një foto ku shfaqet krah aktorit Sayisman, teksa ka shkruar se ndihet me fat që është pjesë e jetës së saj. “Urime ditëlindjen për dashurinë e jetës time. Shumë me fat që të kemi në jetën tonë. Babai më i mirë. Të duam përgjithmonë”, ka shkruar Almeda.

Kujtojmë se Almeda dhe aktori së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë. Dyshja zbuluan se Efehan do të bëhet me një motër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb