Flamurtari ka humbur dje një nga pikat kryesore të ekipit, kroatin Bushiç, që po brenda ditës së premte ka firmosur dhe është zyrtarizuar te skuadra e Teutës, me teë cilën vlonjatët do të përballen këtë të diel. Në një intervistë për “Panorama Sport”, sulmuesi kroat ka bërë të dituara arsyet e largimit nga klubi kuqezi.
“Në fakt, nuk e di tamamtamam t’jua shpjegoj arsyen. Nuk po ndihesha më si më parë. Kishim probleme dhe unë vetëm mendova për familjen time. Më duhej që të largohesha diku tjetër ku aktualisht ka një situatë normale dhe ku të mund të paguhem për atë që unë bëj. Të paguhem për punën time, pasi kështu funksionon futbolli profesionist. Jam profesionist dhe pres që të gjithë të jenë të tillë në lidhje me mua. Jam korrekt me të gjithë, jap gjithçka mundem dhe që duhet në punën time,” është shprehur sulmuesi kroat.
(BalkanWeb)
