TIRANE- Një operacion i madh policor kundër trafikut të drogës është zhvilluar sot në Bari nga Guardia di Finanza.

Tetë persona janë arrestuar në operacionin e antidrogës të koduar “Illyria”, i nisur që prej mëngjesit të sotëm në Bari. Bëhet fjalë për një operacion të koordinuar të antimafias dhe Policisë Tatimore të Guardia di Finanza në Bari.

Sakaq mësohet se vijojnë hetimet për 8 arrestuarit, 5 italianë dhe 3 shqiptarë të cilët mësohet se janë përgjegjës për trafik masiv të drogës, armëve dhe tritolit nga Shqipëri drejt Italisë, nepermjet detit.

Operacioni i sotëm lidhet me sekuestrimin e një ton marijuane në 2013-ën në Altamura në ngarkim të dy shtetasve shqiptarë. Vijimi i hetimeve ka çuar policinë italiane në gjurmët e grupit kriminal italo-shqiptar me qendër në Barletta, të cilët u kapën me 1 ton e 200 kg marijuanë, 4,50 TNT, më shumë se një kg heroinë dhe kokainë. Po ashtu u sekuestruan armë të tipit “kallashnikov” si dhe 170 plumba.

Sipas hetuesve, kreu i organizatës, është Roland Lame, 47, një trafikantg shqiptar i njohur, siç thonë mediat italiane, i cili ka fituar edhe shtetësinë italiane, i arrestuar në fillim të vitit në një tjetër operacion antidrogë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb