Ndërkohë që i dashuri i saj Leo Di Caprio ishte duke festuar së bashku me 20 modele, Toni Garrn është zhveshur për revistën e njohur GQ. Një hakmarrje seksi kjo e modeles ndaj të dashurit.

Në fakt çifti duket se po kalon probleme dhe nuk dihet nëse janë ende bashkë apo jo sidomos pas rastit të fundit kur Di Caprio është fotografuar duke u kthyer në shtëpi me 20 femra.

Toni ndërkohë i është dedikuar karrierës dhe ka shfaqur gjithë hiret e saj për revistën ‘GQ’ në një set fotosh bardhezi.

Ajo ka dhënë një intervistë duke thënë se nuk i pëlqen që në jetë të mbajë përgjegjësi, por dëshiron që një ditë të jetë nënë e katër fëmijëve.
(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb