SPANJË

Humbja ndaj Barcelonës ka lënë shije të hidhur te të gjithë tifozët e Real Madridit, të cilët nisin ta braktisnin stadiumin “Bernabeu” në minutën e 80-të, kur me rezultatin 3-0, skuadra e tyre ishte e eliminuar dhe nuk do të dëshironin kurrë të shikonin festën e kundërshtarit të përjetshëm.

Mesfushori gjerman i madrilenëve, Toni Kros, e di mjaft mirë se çfarë do të thotë kjo humbje për tifozët e “Los Blancos”, ndaj në profilin e tij në Twitter ka kërkuar të minimizojë disfatën e rëndë.

“Një humbje që ende dhemb, por jam krenar për skuadrën dhe mënyrën sesi luajti. Ta mbajmë kokën lart, na presin sfida të mëdha”.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: