Sipas të dhënave të CIES, Seria A monopolizon renditjen e klubeve të futbollit me moshën mesatare më të lartë (të futbollistëve), në këtë pjesë të parë të sezonit. Chievo, Parma, Spal, Juventus dhe Roma përfaqësojnë kampionatin italian në këtë lloj renditjeje, që merr në analizë moshën e futbollistëve të skuadrave të pesë ligave kryesore në kontinent: La Liga, Seria A, Bundesliga, Premier League dhe Ligue 1. Më poshtë, sipas një rendi zbritës, mund të mësoni emrat e dhjetë skuadrave europiane, me moshën mesatare më të lartë, shkruan telesport.

10) Roma (Seria A) – mosha mesatare 28.41 vjeç

9) Spal (Seria A) – mosha mesatare 28.42

8) Bayern Munich (Bundesliga) – mosha mesatare 28.46

7) Espanyol (La Liga) – mosha mesatare 28.56

6) Burnley (Premier League) – mosha mesatare 28.61

5) St Etienne (Ligue 1) – mosha mesatare 28.7

4) Watford (Premier League) – mosha mesatare 29.04

3) Juventus (Seria A) – mosha mesatare 29.26

2) Parma (Seria A) – mosha mesatare 29,46

1) Chievo (Seria A) – mosha mesatare 29.53

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: