Dëshpërimi i Antonie Griezmann pas eliminimit në Champions League ishte shumë i madh, francezi është bindur se me Atletico Madrid vështirë se mund të fitojë trofe të rëndësishëm, për ketë arsye është duke menduar largimin në fund të sezonit.


Mundo Griezmann
Mundo Griezmann

Sipas të përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo”, Barcelona është duke vlerësuar seriozisht opsionin për të afruar në katalunjë Antonie Griezmann. Kjo lëvizje e pritshme e Barçës në fund të sezonit është e lidhur ngushte dhe me qëllimin e tyre për të gjetur një zëvendësues për Luis Suarez, tashmë 32 vjeç. Barcelona nuk është e gatshme të bëjë një çmenduri ekonomike por sigurisht nuk ka ndërmend të qëndrojë as në heshtje. Grizmann është 27 vjeç e njeh shumë mirë La Ligan dhe është një zgjedhje e logjikshme, për më tepër që dhe vetë lojtari ka shprehur pëlqimin e tij për një transferim të tillë.


Coutinho
Coutinho

Për të ulur koston e këtij operacioni, Barcelona ka vendosur të largojë Coutinhon, me brazilianin i cili në asnjë moment nuk arriti të bind drejtuesit e klubit. Sipas mediave britanike, Coutinho pritet të rikthehet sërish në Premier League këtë herë tek Man.United me “djajtë e kuqë” të cilët janë të gatshëm të investojnë 100 milion euro.
(BalkanWeb)