TIRANE– Deputetja aktuale e PD dhe ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka zhvilluar një takim më zyrtarë të lartë të Bundestagut gjerman, ku ju ka raportuar atyre situatën aktuale në të cilën gjendet Partia Demokratike.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Topalli thotë se ka njohur zyrtarët gjermanë me kërcënimin që shfaqet pas 3 dekadash me një kryetar partie si Lulzim Basha që nuk lëshon karrigen edhe pse rrënoi partinë. Topalli shprehet e shqetësuar, pasi vendi po mbetet pa opozitë.

Statusi i Jozefina Topallit:
Vendi pa opozite!
Me Dr. Joachim Pfieffer ( zedhenes i grupit parlamentar CDU/Csu ne Bundestag per ekonomine dhe energjine , dhe Elke Kreiser.
Ata ishin njohur me rezultatin rrënues te Opozitës me 25 qershor .
Bashkebiseduam per zhvillimet e fundit politike.
I njoha ata me kërcënimin qe shfaqet pas rreth gati 3 dekadash, kur një kryetar partie ( i vete shpallur i vetengrire), nuk lëshon karrigen, edhe pasi ka rrënuar partine qe drejtoi, me 230 mije vota me pak , ose me një rënie rreth 35% me te thelle nga humbja e fundit, ne kushtet e qeverise me te keqe te Edi Rames.
Unë shpreha shqetësimin e thelle per rrezikun e mbetjes se vendit edhe pa një opozite te vërtete, si gjeja me kërcënuese për nje vend qe ka jetuar 50 vite ne diktature.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: