TIRANË – Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli, kërkon dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj pas “turpit në spitalin e Tiranës”, siç shprehet ajo, lidhur me videon e ngacmimit seksual të një vajze 17-vjeçare.

Për më tepër, Topalli hedh idenë që këtë kërkesë ta paraqesë opozita, e cila duhet të drejtojë protesta për ta detyruar ministrin të largohet.

“Ajo që ndodhi në spitalin e Tiranës është ajo që Rilindja i bën qytetarëve të saj, – shkruan Topalli në Fb. – Në çdo vend të botës, Ministri i Shëndetësisë do të kishte dhënë dorëheqjen. Në çdo vend të botës, opozita kërkon dorëheqjen e Ministrit! Nëse ai nuk e jep siç nuk do ta japë, opozita duhet të drejtojë protesta për ta detyruar Ministrin të ikë nga karrigia i turpëruar,” – sugjeron deputetja.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb