TIRANE – Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar në rrjetin social “Facebook”, lidhur me deklaratat e deputetëve socialistë, në Asamblenë e PS-së. Sipas Topallit, deputetët e PS janë çmendur të gjithë, kur thonë se “Partia qenka më e rëndësishme se Shqipëria”.

“Të rroje Partia! Parti Enver jemi gati kurdoherë!”
O tempora! O mores!
Për deputet e PS , Partia qenka me e rëndësishme se Shqipëria!!!!!!!!
Këto mendojnë si eterit e tyre.. këto jetojnë në 45!… Këto janë çmend të gjithë! Për kështu më mirë të emërojne Kryetare Partie atë shoqen nga Berati!
Por edhe nuk kane faj.
Partia e solli prej ksolles së Librazhdit në bulevard! Ka të drejtë ta dojë më shumë Partinë se Shqipërinë.
Kurse Ditziu tamam si Sula. Partia është Shqipnia!!!!!
Ndërkohë që:
Dje , Instituti i Statistikave njoftoi se jemi ne Deflacion.
“Ne muajin Shkurt 2016 , ndryshimi vjetor i indeksit te konsumit është 0,2%. Një vit me pare ky ndryshim ishte 2,3%.” Cfarë është deflacioni dhe pse është i rrezikshëm? Sepse me deflacionin ekonomia rrezikon të hyjë në një rreth vicioz, që sjell më shumë varfëri, më shumë papunësi dhe më pak konsum. E thane me thjesht : Ekonomia është ne rianimacion. Pulsi i ka reneë. Eshtë ajo që kemi paralajmëruar dhe që të fut në recesion, pra në krizë thellësisht të rëndë! Vendi është në udhëkryq. Ekonomia është rrëzuar për tokë. Varfëria është shumë fishuar dhe papunësia është rritur si asnjëherë në këto 20 vitet e fundit. Deflacioni është zyrtar. Deflacioni është lajmi i fundit i keq për ekonominë shqiptare!
Ky vend po shkon drejt humnerës. Kjo duhet ndalur. Dhe këtë e kanë në dorë shqiptarët!”- shkruan Topalli në “Facebook”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: