TIRANË- Edhe sot deputetja demokrate, Jozefina Topalli ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për situatën e krijuar në vend si nga përmbytjet ashtu edhe nga ngjarjet kriminale, dy vrasje brenda pak orësh. Në një status në faqen e saj zyrtare të facebook, Topalli bën thirrje për protesta dhe rrëzimin e qeverisë. Ajo thotë se Shqipëria është pa shtet dhe se një bandë në pushtet e ngjitur pas parasë, pushtetit dhe lidhjeve të frikshme që i sollën në pushtet po sillen me vendin sikur të ishin pushtues. “Filloni protestën në Rinas, aty ku do zbres Rama kur të kthehet nga Majemi!”, shkruan Topalli.

STATUSI I TOPALLIT

Fajin e ka Edi Rama!

Frikë e pasiguri !

Mbrëmë brenda një ore nga media dëgjuam për vrasjen me armë zjarri të një djali në Vlorë dhe marrjen peng të një qytetari nga 4 persona të maskuar me uniforma policie në mes të Durrësit!

Sot në mëngjes (sipas medias) u gjend buzë rrugës trupi i pajetë i djalit që dje morën peng!

Të duket sikur dëgjon për një film të një realiteti të frikshëm që zhvillohet diku nga Kolumbia…dmth në ato vende ku sundon ligji i mafies.

Kjo i shtohet bilancit të frikshëm të numrit të lartë të vrasjeve e aksidenteve të dy ditëve të para të vitit.

Nuk e di nëse Ministri do dalë përsëri sot për të thanë se kjo është koha me numrin më të vogël të vrasjeve në 25 vite.. por di se Shqipëria është pa shtet.

Di që një bandë në pushtet e ngjitur pas parasë, pushtetit dhe lidhjeve të frikshme që i sollën në pushtet po sillen me vendin sikur të ishin pushtues.

“Aleanca e qelbësirave” siç e quajnë veten e ka bërë Shqipërinë një vend të frikshëm me jetu, një vend që nuk ofron punë për njerëzit e ndershëm, por që ofron poste pushtetrore për njerëz me rekorde kriminale, një vend ku çdo gjë i jepet me koncesion klientelës, një vend ku korrupsioni ka kap maja te paimagjinueshme, ku mjerimi është 5-fishuar, ku edhe të varfrit edhe të pasurit nuk besojnë më se ky vend bëhet, ndaj mendojnë vetëm të ikin!

Kjo aleancë nuk ka asnjë legjitimitet.

Ajo duhet përmbysur.

Të dashur qytetare!

Filloni protestën në Rinas, aty ku do zbres Rama kur të kthehet nga Majemi!

Le të kthehet prapë në Majemi po të dojë pastaj …..por vendin ta çlirojmë nga mendje të papërgjegjshme!

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: