TIRANE – Ndërsa deputetët e PD-së kishin bllokuar foltoren e Kuvendit, duke kërkuar dorëheqjen e Ilir Metës, ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka mbërritur në seancë me disa minuta vonesë.
Kjo vonesë e zonjës Topalli është ironizuar nga kryetari i parlamentit Ilir Meta, i cili tha: “Shumë vonë është zgjuar kjo zonja, edhe do të vijë me dhunë në pushtet edhe zgjohet në orën 11:00. Ata të shkretët me 10 mijë lekësha që i kanë nisur me autobus janë zgjuar që në orën 5”.
Më pas, Meta i është drejtuar deputetit të PS-­së, Erjon Brace, që mesa duket ka

qeshur me batutën. “Ti Braçe mos qesh, ka të drejtë që është zbukuruar se është për miting sot”­ -tha Meta.
Në përfundim të seancës plenare, deputetja Topalli e cilësoi Metën si kryeparlamentarin më qesharak dhe më gaztor që ka patur ndonjëherë vendi.

“Kryetari i Kuvendit u kthye gati gati në një klloun. Përse kishte kaq shumë frikë Ilir Meta, çfarë e bën të dridhet, të mos japë dorëheqjen”- tha Topalli.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: