Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për diasporën Jozefina Topalli, ka dhënë një mesazh në rrjetet sociale pas takimit që ka pasur me shqiptarët në Firenze të Italisë.

Topalli shprehet se shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut janë një fuqi elektorale që mund ta ndryshojë situatën në Shqipëri. “Takimi me shqiptarët në Firence ishte një nga ato momente ku e ndjen se sa i fuqishëm është shpirti shqiptar.

Në prani të deputetëve Tomorr Alizoti dhe Dashnor Sula, si dhe kryetarit të PD-së Elbasan, Blendi Himci, bashkëbiseduam në mjediset mbresëlënëse të Palazzo Borghese, duke ndarë shqetësime dhe ide për të ardhmen e vendit tonë”, tha Topalli ndër të tjera.

Postimi:

Dua të falenderoj të gjithë shqiptarët, që morën pjesë dje në takimin në Palazzo Borghese.

Faleminderit të gjithë atyre që e organizuan me aq dashuri e bujari.

Jam pa fjalë për emocionet, që së bashku përjetuam.

“Shqiptarët në diasporë janë një fuqi elektorale për ndryshimin e madh, që kërkon Shqipëria.

Takimi me shqiptarët në Firence ishte një nga ato momente ku e ndjen se sa i fuqishëm është shpirti shqiptar. Në prani të deputetëve Tomorr Alizoti dhe Dashnor Sula, si dhe kryetarit të PD-së Elbasan, Blendi Himci, bashkëbiseduam në mjediset mbresëlënëse të Palazzo Borghese, duke ndarë shqetësime dhe ide për të ardhmen e vendit tonë.”

Shpopullimi dramatik:

“Vendi ynë po përjeton një periudhë të dhimbshme shpopullimi, që në këto 10 vitet e fundit ka marrë përmasa dramatike. Ky fenomen po rrezikon identitetin dhe të ardhmen e Shqipërisë, duke lënë të paqartë se si do të duket e nesërmja.”

Roli i diasporës:

Shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë tashmë janë po aq sa ata brenda territorit. Ky realitet kërkon një rikonceptim të qartë për fuqinë që diaspora mund të sjellë jo vetëm në ekonomi, por edhe në politikë dhe në forcimin e demokracisë.”

Diaspora si Fuqi Elektorale dhe Politike:

Shqiptarët e diasporës mund dhe duhet të bëhen një fuqi elektorale kyçe për ndryshimin e madh që kërkon Shqipëria. Ata mbeten faktorë vendimtarë, që përmes votës dhe angazhimit të tyre mund të sjellin përmbysje dhe të garantojnë qëndrueshmëri dhe drejtësi në politikën shqiptare.”

Thirrje për diasporën:

“Ne i ftojmë të gjithë shqiptarët në diasporë të angazhohen aktivisht për një Shqipëri më të drejtë dhe më të fortë. Kthimi i diasporës në proceset politike është një nga mënyrat për të sjellë ndryshimin që të gjithë e dëshirojmë. Shqiptarët e diasporës kanë fuqinë dhe të drejtën që zëri i tyre të dëgjohet, dhe kjo fillon me regjistrimin në listat e votimit. Dua të bëj një thirrje njerëzore për të gjithë ju që jeni në diasporë: Afati për t’u regjistruar përfundon më 4 mars. Kjo është një mundësi që nuk duhet humbur, pasi vota juaj mund të jetë ajo që sjell ndryshimin e madh.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb