TIRANE – Ndërsa jugu i vendit është nën ujë dhe qytetarët po përballen me vështirësi të shumta, kryeministri Edi Rama është parë sot duke drekuar në një restorant peshku në Vlorë. Në fakt, lajmi është bërë i ditur nga ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila ka publikuar në faqen e saj në “Facebook” një fotografi, ku kryeministri Rama duket teksa bëhet gati për të drekuar në një restorant peshku.
“Vlorë! Njerëzit po mbyten, ky han peshk!”- shkruan Topalli.
Kryeministri Rama ishte sot në Fier dhe Vlorë, për të inspektuar nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit. Gjatë fundjavës, kur kryeministri ndodhej në Korçë, Partia Demokratike i bëri thirrje që të linte lakrorët dhe kërnackat dhe të angazhohej për tu ardhur në ndihmë qytetarëve.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: