Ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli është shfaqur në rrugët e qytetit të Shkodrës duke pedaluar një biçikletë, sikurse është traditë e shkodranëve. Ajo e kishte lënë makinën e saj, kësaj here për t’u ndjerë të paktën për disa minuta si i gjithë populli i thjeshtë. Deputetja e PD-së, e veshur sport, ka takuar plot qytetarë rrugëve të metropolit verior duke bërë me ta edhe foto.

“Rrethuar nga maskat! ( Nga ato “venecianet”….) Dje , edhe pse binte shi, në rrugët e Shkodrës vazhdonin festimet e Karnavaleve. Ky qytet edhe pse ka papunësi dhe varfëri shumë të lartë vazhdon të surprizojë me shpirtin e saj të së bukurës dhe protestës edhe përmes artit!”, shkruan Topalli.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: