TIRANË-Deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli ka publikuar ditën e sotme një fotografi të vjetër në kohë, me një mesazh thumbues për kreun aktual të PD.
“Kur bëhej opozitë…edhe pse kërciste plumbi…”, shkruan Topalli duke publikuar imazhin si më poshtë. Sic e shihni në fotografi ajo ka dalë me ish-kreun e PD, Sali Berisha dhe Pishtarin e Demokracisë, Azem Hajdari.
“Ishte kohe idealesh…” thotë ajo më tej, duke lënë të kuptohet se opozita sot nuk po luan rolin e saj aktual. Opozita e sotme drejtohet nga z Lulzim Basha.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: