TIRANE– Vajza e ish-kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë për të nuk kanë munguar urimet më familjarët, miqtë e shokët. Por ajo çka ka rënë në sy, është një urim prekës e emocionues që i vjen nga nëna e saj. Nëpërmjet një dedikimi prekës të postuar në rrjetin social “Facebook”, Jozefina Topalli ka zgjedhur të urojë vajzën e saj për ditëlindjen, duke e shoqëruar atë edhe me një foto ku deputetja e PD shfaqet përkrah së bijës.

“Ime bijë, Megi, sot ka ditëlindjen!
Lindja e fëmijës për çdo nënë është gëzimi më i papërshkrueshëm i jetës. Por, po atë ditë që lindi Megi, im atë u nda nga jeta. Në shpirtin tim atë ditë kam jetuar ndjenjat më të fuqishme që më përziheshin bashkë…dhimbja e forte për babain që e kam dashur aq shumë dhe mrekullia e fëmijës që erdhi në jetë dhe mora në krah….”, shkruan Topalli.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: