TIRANË- Ish-kryetarja e Parlamentit, deputetja demokrate Jozefina Topalli ka kërkuar sot sërish që opozita të protestojë deri në largimin e qeverisë. Topalli tha se vendi është në duart e mafies ndërsa njerëzit pyesin “pse nuk bën protesta opozita”. Në faqen e saj zyrtare të Facebook, ajo shkruan se e vetmja kërkesë e qytetarëve është siguria dhe demokracia.

“Si në Kabul. Vendi në duart e mafies. Shteti nuk ekziston. Çfarë duhet të presim më? Pse nuk reagojmë? Me të drejtë njerëzit thonë: S’e di pse nuk bën protesta opozita. Kemi vetëm një kërkesë. Jo ujë, jo drita, jo protestë buke. Sot ose kurrë është koha për siguri e demokraci. Kjo është gjëja. Protesta deri në largimin e qeverisë. Kaq është kërkesa. Asgjë tjetër”, shkruan Topalli ndërsa bën thirrje për ti dhënë fund kësaj situate.

“Boll më me njerëz të inkriminuar dhe të korruptuar! Boll!”, përfundon ajo.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: