Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka reaguar në lidhje me rastin e Xhisielës duke marrë shkas pas intervistave të fundit të saj që e bënë ngjarjen më të zymtë nga sa ishte më parë.

Ish-kryetarja e Kuvendit në një postim në Facebook, vë theksin te rënia në peshë e vajzës dhe te fakti se është e rritur në një familje pa  mashkull.

Topalli gjithashtu shkruan se Xhisiela është vetëm në “luftën” e saj, dhe se një gjë të tillë e ka kuptuar dhe ajo vetë.

Fajtore për këtë Topalli bën shtetin dhe mafien, shoqërinë civile inekzistente dhe po ashtu drejtësinë e kalbur.

Statusi i plotë

Xhiseila ka humbur 12 kg per pak kohe.

Ajo eshte nje vajze e bukur, e mençur , por me nje histori te tmerrshme. Fetyra e saj flet per vuajtjen e pafund te saj.Syte e fundosur tregojne te kunderten e fjaleve te saj.

Kush jemi ne qe te gjykojme vajzen nga fjalet.

Ajo eshte bere kocke e lekure, pa baba, pa vlla, dhe jeton ne nje fshat ku nuk hyn as policia. Ajo eshte e marre peng.

Kush jane keta trimat qe gjejne kurajo me e gjykue vajzen e re.

Ne fakt Xhiseila nuk ka frike per vehten. Ajo po kerkon te mbroje jeten e motres dhe nenes. Ajo e din se ne te gjithe e kemi lene vetem vajzen.

Cfare beme ne per te, pervecse e perdorem per qellime politike.

Kush prej nesh e di sa nete pa gjume, sa ankth e tmerr ka kaluar ajo. Kush prej nesh do e mbroje vajzen kur media e politika tegjejne nje tjeter teme.

Dikush thote se historia e saj ngjason me filmin “ Gruaja me e bukur”. Ne fakt nuk eshte krejt ashtu. Tek filmi shteti eshte me vajzen.

Ketu vajza eshte vetem,kundra shtetit e mafies bashke;Vetem perballe nje politike qe kerkon ta perdore; Vetem perballe disa mediave qe kerkojne ta perdorin per audience dhe nje shoqerie civile inekzistente. Vetem perballe nje drejtesie te kalbur …vetem e rrethuar nga frika e krimit qe i rrin ngjitur.

Vetem … Ajo e ka kuptuar qe eshte vetem…

BalkanWeb

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb