Napoli përjeton makthe në Londër, Arsenal i jep një leksion futbolli duke konfirmuar dominim e futbollit britanik, mbi të gjitha në aspektin fizik. Një mbrëmje shumë të “bezdisshme” përjetoi dhe Hysaj, në krah vuajti shumë shpejtësinë e sulmuesve të Arsenal, duke u detyruar ti ndal edhe me faull:

Hysaj Napoli
Hysaj Napoli

“E nis keq sfidën, u përpoq të merrte veten me kalimin e minutave por kur Arsenal del përpara në krahun e tij vuan shumë, nota 5,5 për Hysaj. “Topçinjtë” zhvilluan një pjesë të parë të çmendur duke kaluar menjëherë në avantazh që në minutën e 15-të me Aron Ramsey.

Arsenal Napoli 110419z
Arsenal Napoli 110419z

Në të 25-tën, Koulibaly ishte i pa fat duke devijuar topin në portën e tij. Ancelotti u përpoq ti jepte një tjetër rrjedhë ndeshjes në pjesën e dytë, të paktën të shënonin një gol për të mbajtur gjallë shpresën për të siguruar një vend për në fazën gjysmëfinale në Europa League, tani në “San Paolo” kërkohet një përmbysje e madhe:

0 Arsenal V Ssc Napoli Uefa Europa League Quarter Final First Leg
0 Arsenal V Ssc Napoli Uefa Europa League Quarter Final First Leg

“Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të mendojmë për ndeshjen e kthimit pa kthyer kokën pas. Na mungojë pak kurajo”, u shpreh Ancelotti në përfundim të ndeshjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb