TIRANE- Fryma e Re Demokratike mblodhi dje Asamblenë Kombëtare. Në fjalën e tij, kreu i kësaj force politike, Bamir Topi, duke u ndalur tek reforma në drejtësi tha se ajo duhet të shoqërohet me ndryshime në ligjin zgjedhur. Mandej, në cilësinë edhe të ish-Presidentit të Republikës, Topi u ndal në demonstratën e PS-së së pesë viteve më parë para kryeministrisë ku mbetën të vrarë 4 demonstrues.

Sipas tij “heshtja për 21 janarin tregon se drejtësia mungon”. Në lidhje me koalicionet, kreu FRD-së bëri të ditur se nuk është në koalicion politik me asnjë parti tjetër në vend.

“FRD po administron hapësirat e marrëveshjes për zgjedhjet vendore”, – u shpreh ai. “Politika – tha
ai – është plot mjegull dhe paqartësi. FRD është për politikë të drejtpërdrejtë, larg pazareve të tregut ballkanik”, – theksoi Topi.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: