Lewandowski ishte një nga më të mundshmit për të fituar “Topin e Artë” 2020, por ceremonia e ndarjes së çmimeve u anulua për shkak të pandemisë. Disa vite më pas, sulmuesi polak është rikthyer të flasë për këtë çështje, teksa u shpreh se ende nuk e ka kuptuar se përse nuk iu dha trofeu individual.

“Nuk e kam kuptuar përse nuk mu dha ‘Topi i Artë’. Në atë periudhë të gjitha ligat po luheshin. Po ashtu edhe Liga e Kampioneve vazhdoi normalisht. Nuk e di pse u anulua dhënia e ‘Topit të Artë’. E di që futbolli është si politika ndonjëherë. Nëse ka futboll, ka biznes dhe nëse ka biznes, aty ka edhe politikë”, deklaroi Lewandowski.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb