Një nga pikat kyçe të PSG është Ousmane Dembele, i cili po tregon veten në Paris. Dembele si duket i ka idetë e qarta, me sulmuesin që synon që të fitojë Champions League dhe jo Topin e Artë.
Një anëtar i rrethit të tij e zbuloi këtë për L’Equipe: “Ai nuk është i fiksuar pas Topit të Artë, nuk është diçka për të cilën flet. Prioriteti i tij është Champions League”.
Dembele u transferua te PSG në vitin 2022 nga skuadra e Barcelonës. Më herët ka luajtur te Rennes dhe Dortmund.